Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka shpjeguar mbrëmë në emisionin “Opinion” kuptimin e fjalës kastravec, në lidhje me deklaratën e tij të tri ditëve më parë, kur tha se do t’i dërgonte kryebashkiakut Erion Veliaj një kastravec 163 mm të gjatë.

“Duke i përmendur kastravecin ju bëtë një aluzion seksist”, iu drejtua gazetari Lorenc Vangjeli.

Por, kreu i opozitës u përgjigj menjëherë duke thënë: “Ju mund ta kuptoni si të doni, por në këtë rast kastraveci nuk ka lidhje me seksin, por me folklorin shqiptar që e etiketon kështu një njeri të papjekur”.

Basha e përdori fjalën kastravec pasi Bashkia e Tiranës e gjobiti opozitën me 163 milionë lekë (të vjetër), pas dëmeve që iu shkaktuan qytetit në protestën e 8 dhjetorit.