Michele Obama, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë në mbrëmjen e përvitshme të shëprndarjes së dhuratave për fëmijët, në Uashington.
Qëllimi i kësaj fushate tradicionale, e drejtuar nga rezervat e trupave të marinës, është tu sigurojnë lodra, lumtura e dhurata të shumta edhe fëmijëve të paprivilegjuar, në këtë sezon të festave të fundvitit.
“Ju të gjithë na bëni krenar cdo ditë” i tha Obama fëmijëve dhe pjesëmarrësve. “Cdokush në Shtëpinë e Bardhë dhe të gjithë në familjen time, ju urojnë gëzuar festat, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”.
“Toys for Tots” mbledh cdo vit, duke nisur që nga muaji tetor lodra të reja e të vjetra dhe iu ashpërndan ato komuniteteve në nevojë pak ditë përpara krishtlindjeve.