Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens stoltenberg ka mbërritur sot  në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai është pritur me ceremoni zyrtare në Kryeministri nga shefi i qeverisë Edi Rama, me të cilin pritet të japë edhe nje konferencë për shtyp. Mësohet se sekretari Stoltenberg do të zhvillojë takime edhe me presidentin Bujar Nishani si dhe ministren Mimi Kodheli.

AXHENDA

Sipas zyrës së shtypit në Kryeministri, në orën 10:45 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg nga Kryeministri Edi Rama. Më tej, në orën 11:10-11:40 do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11:40 Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.