Seanca e sotme në Komisionin e Shëndetësisë është shoqëruar me debate të shumta midis opozitës dhe mazhorancës dhe kryetema ishte protesta e djeshme e opozitës.
Deputetja socialiste e Durrësit, Klodiana Spahiu, akuzoi partinë opozitare për organizimin e protestës së 8 dhjetorit duke thënë: “Jeni në rrugën e vandalizmit dhe jo të shtetit ligjor. Na nxorët bojën”.
Ndërsa, deputetja demokrate e Durrësit, Albana Vokshi, i tha Spahiut se qëndrimin e saj duhet ta mbante në parlament.
Nga ana tjetër, deputetja tjetër e PD-së Albina Deda, u bëri të ditur socialistëve se sa herë që të ndërtojnë një bunker, ata do e prishin.