9 dhjetor 2015 – Një 29-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës, i akuzuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
Në pranga ka rënë Marsel Hajrulla, banues në Vlorë, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin “bar-bilardo” në pronësi të tij, i ndodhur në lagjen “Isa Boletini”, policia gjeti hashash.
Lënda narkotike, një sasi prej rreth 100 gramë, ishte fshehur në pjesën e banakut.
/portali DurresLajm/