8dhjetor 2015 – Deputeti “kaubojs”, Eduart Ndocaj, kreu sot homazhe në varrin e një prej të vrarëve në protestën e së majtës më 21 janar të vitit 2011, Aleks Nika.

“Sot më 8 dhjetor, Ditën e Lirisë, nuk mund të mos shkoja dhe të rikujtoja mikun tim, Aleks Nika, vrarë në bulevard dhe pa autor krimi”, ka shkruar vetë Ndocaj në faqen e tij në facebook.

“Aleksi është një ndër heronjtë e shumtë të demokracisë në këta 25 vjet”, deklaron deputeti më i ri i parlamentit.

Aleks Nika ishte një ndër 4 protestuesit e vrarë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", gjatë protestave të së majtës, në atë kohë në opozitë.

/portali DurrësLajm