8dhjetor 2015 – Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në promovimin e librit të gazetarit amerikan, Fred Abrahams, kushtuar trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.

Ka qenë ky motiv, që e ka përballur Ramën me deputetin demokrat Eduard Selami, ku një shtrëngim duarsh mes të dyve, nuk ka kaluar pa u vëmendjen e fotografëve te LSA, shkruan opinion.al.

Deputeti Selami, i cili pak ditë më parë artikuloi një sërë kritikash për kreun e PD-së, nuk ka qenë sot i pranishëm në protestën e opozitës.

Në foto shihet edhe aktivistja Delina Fico, ish-partnerja e Ramës, duke biseduar me ambasadorin amerikan.

/portali DurrësLajm/