8dhjetor 2015 – Një 28-vjeçar shqiptar tentoi të vriste mbrëmë ish të dashurën e tij në Melzo të Milanos. Mediat italiane bëjnë të ditur se, i riu kishte shkuar në vendin e punës të ish të dashurës, 20 vjeçe, edhe ajo shqiptare.

Pas diskutimit të ndodhur mes tyre rreth orës 22:00 të mbrëmjes, autori ka nxjerrë një thikë, duke e plagosur rëndë. Policia ka arritur të ndalojë shqiptarin, i cili ka pranuar se e ka qëlluar vajzën nga xhelozia. E reja ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

/portali DurrësLajm/