8dhjetor 2015 – Aventura e një 25-vjeçari kur rrëmbeu ish të dashurën e tij nga gjimnazi përfundoi brenda pak minutash. Makina ku udhëtonte Tahir Abazi, 25 vjeç, u aksidentua në dalje të qytetit të Elbasanit, kur ndodhi ngjarja.
Mësohet nga burime të policisë se ndodhi dje kjo ngjarje, kur Abazi detyroi ish të dashurën 17 vjeçe që të hipte në makinën e tij. Duke udhëtuar me të, ai përplasi makinën, duke e lënë të plagosur vajzën. Nga spitali ajo denoncoi ngjarjen, duke bërë që ish i dashuri të arrestohet.
/portali DurrësLajm/