8 dhjetor 2015 – Doganierët e arrestuar pak ditë më parë, në lidhje me kontrabandën e naftës “Tea Construction & Petrol”,janë njohur sot me masat e sigurisë.

Nga 7 të arrestuarit, Gjyakata e Fierit u ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” 5 doganierëve:

-Adrian Alikaj dhe Syrja Misiraj, me pozicion doganierë të Akcizës;

-Alfred Bushi, ish-shef i Akcizës;

-Lula Njebza, ish-zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Doganave;

-Mirarbër Teneqexhiu, ish-drejtor i Doganës Fier.

Ndërsa për doganieret Ortenca Zorba dhe Elona Jareçi,u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërkaq vazhdojnë kërkimet për arrestimin e Adrian Xhillari, administrator i kompanisë “Tea Oil”.

Shtatë zyrtarët e doganave janë përgjegjës për zhdukjen e 4.4 milionë litrave naftë “virxhin” nga depozitat e kompanisë “Tea Construction & Petrol”. Sipas hetimeve, rezulton se kjo sasi nafte, e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë. Kjo i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milionë euro nga shmangia e pagimit të akcizës.

/portali DurresLajm/