8dhjetor 2015 – Deputeti socialist Erion Braçe thotë se ai do të lërë detyrën e parlamentin nëse qeveria ble Jaguarë. I pyetur nga gazetari Enkel Demi në një intervistë televizive, Braçe deklaroi se shpenzimet operative në buxhetin e shtetit janë më pak se vitin e shkuar.

“Nuk do të ketë as blerje Jaguar-ësh. Vitin e ardhshëm nuk do të ketë blerje makinash për qeveritarët. Ia thashë dhe Berishës që të shikojë buxhetin se nëse ka Jaguar-ë unë e lë detyrën dhe dal nga Kuvendi”, tha ai.

/portali DurrësLajm/