8dhjetor 2015 – Ish-kandidatja e PD-së për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, në foltoren e protestës së sotme tha se askush nuk fal më.
“Janë prindër që nuk falin më të jetojnë në varfëri për fëmijët e tyre, të marrin ushqime me lista, të mësojnë për tendera milardësha ndërsa ata tentojnë emigrimin”. Shqiptarët sipas saj kanë prekur fundin, nga varfëria, kriminaliteti e korrupsioni.
“Por, ky nuk është fundi i shqiptarëve, por i qeverisë Rama”, tha ajo.
/portali DurrësLajm/