7dhjetor 2015 – Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e PD-së, sot vlerësohet nga publiku si politikania më aktive në PD.
Një sondazh i hapur prej disa ditësh nga Opinion.al u mbyll sot, duke nxjerrë Topallin si më aktiven ndër 10 politikanë.
E dyta rezulton Grida Duma, ish kandidatja e PD-së për kryebashkiake të Durrësit në zgjedhjet e 21 qershorit.
Pas tyre vijnë dhe deputetët e Durrësit, Oerd Bylykbashi e Albana Vokshin, për të lënë në fund Edmond Spahon.
/portali DurrësLajm/