7dhjetor 2015 – Policia italiane arrestoi dy ditë më parë 3 shtetas shqiptarë, të akuzuar si bashkëpunëtorë me Gjergji Gjonin, 22 vjeçarin i cilu u vra më 20 tetor brenda banesës së pensionistit, Francesko Sicignano, në Vaprio d'Adda (Milano). Shqiptarët u ndaluan nga karabinierët e Monzës.
Ata dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë Gjoni, ndërsa sipas dëshmisë së autorit, kishte hyrë për t’i vjedhur në banesë. Mediat italiane flasin se, të ndaluarit janë të akuzuar për 6 vjedhje të tjera në banesa, të cilat kanë ndodhur mes datës 8 dhe 16 nëntor. Dyshohet se Gjoni ka bashkëpunuar me tre të ndaluarit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, por ata në momentin kur bashkatdhetari i tyre u qëllua me armë nga pensionisti, janë arratisur. Pensionisti u arrestua fillimisht, por u la i lirë për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, por sot ai po tenton t’i futet politikës.
Nga ana e palës shqiptare është angazhuar një avokat për të ndjekur çështjen, pasi familja Gjoni nuk pranon që djali i tyre të ketë hyrë për të vjedhur në banesën e italianit.
/portali DurrësLajm/