7dhjetor 2015 – Kreu i PD-së, Lulzim Basha u ka dërguar të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike një sms ku bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme, më 8 dhjetor, raporton panorama.

"Ti që je pa punë, ti që nuk siguron dot bukën e fëmijëve, ti që nuk kurohesh dot në spital, ti që terrorizohesh për kuponin, dritat dhe ujin, ti që nuk shet dot prodhimet e tua, ti që mbyll qepenin, ti që vidhesh dhe poshtërohesh, ti që mbitaksohesh, është koha të protestosh bashkë me ne”, shkruan Basha. “Më 8 dhjetor, ora 11 në sheshin “Skënderbej”, për t’i treguar kësaj bande hajdutësh se durimi ynë ka mbaruar! Duam një rrugë të re për Shqipërinë! Lulzim Basha”.

Protesta pritet të mbahet nesër nga ora 11 deri në orën 16. Ndonëse nuk parashikohen trazira, ka të dhëna se protestuesit do të përdorin vezë e gurë ndaj kryeministrisë e uniformave blu.

/portali DurrësLajm/