7dhjetor 2015 – Pritej një rrëfim i gjatë për publikun nga Stine, kantautori që akuzohet se dhunoi Flori Mumajesin pas finales së të shtunës te Kënga Magjike. Por, Stine, nga skena e “Dance with me” u mjaftua me fjalët që nuk është person i dhunshëm dhe se jeta vazhdon. “Respektoj punën e çdo artisti dhe i uroj suksese secilit në punën e tij”, tha Stine, (Ernest Duka).

Ishte partnerja e tij në skenë, Roza Lati, ish e dashura e tij, e cila tha se, Stinen duhet ta kenë provokuar nëse arriti të nxirrte anën e keqe të tij.

Aktualisht, Stine është nën hetim nga policia për plagosje të lehtë me dashje.

/portali DurrësLajm/