7 dhjetor 2015 – Një ndër këngëtaret më të pëlqyera të momentit, prej disa javësh po merr pjesë si konkurente në spektaklin e kërcimit "Dance With Me".
E ftuar në këtë kompeticion, Ingriti Gjoni,duket se i është futur seriozisht dobësimit. Pas humbjes së disa kileve në mënyrë natyrale për shkak të provave intensive në palestër, këngëtarja do jetë tunduar nga forma e re e trupit të saj dhe kështu ka dashur t'i japë një dorë edhe belit, i cili shihet i holluar por pa takt.
Photoshop-i i përdorur në foton ku show-girl'i shfaqet përpara derës së studios së "Dance Ëith Me" duket i tepruar, aq sa ka shtrëmbruar dhe kollonën e hekurit.
/portali DurresLajm/





