7 dhjetor 2015 – Partia Demokratike bëri sot prezantimin e Blendi Këlliçit si kryetar i FRPD-së. Gjatë këtij takimi, Lulëzim Basha kreu i Partisë Demokratike ironizon kryeministrin e vendit për fushatën që po zhvillon “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, e cila u ndal sot në qytetin e Elbasanit.

“Edhe sot, pashë kur po vija këtu se ekranet i kishtë zënë kokoshi. E pashë që po i rridhnin hundët dhe ky që kërkon të pastrojë Shqipërinë, nuk pastron dot as hundët e tij”, tha Basha, duke ironizuar Ramën, pasi ky i fundit u shfaq i ftohur në takimin më qytetarët e Elabasanit.

“Kush do ta pastrojë Shqipërinë, ai që e bëri pis me aleancën e krimit?! Ky e bëri pis Shqipërinë me mashtrimet e tij. Ky e bëri pis Shqipërinë me alencën e tij që mban në këmbë korrupsionin me Ilir Metën”, vijon Basha në fjalimin e tij.

Kryetari i Partisë Demokratike vlerësoi garën për kreun e FRPD-së dhe bëri thirrje për protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme.

/portali DurresLajm/