7 dhjetor 2015 – Elbasani ka qenë ndalesa e radhës e fushatës së ndërmarrë nga qeveria “ Të pastrojmë më tej Shqipërinë”. Kryeministri i vendit Edi Rama foli për reformat e ndërmarra nga qeveria e këtyre dy viteve. Ai e krahasoi vendin me trupin e një të operuari që nuk duhet të lëvizë për momentin.
“Shqipëria aktualisht është në operacion dhe kur një trup është në operacion ai nuk duhet të lëvizë apo të ecë. Njerëzit kanë filluar të ndiejnë rezultatet e këtij operacioni. Biznesi i vogël nuk do të paguajë më shunmë se kaq taksa, ata nuk kanë për të paguar asnjë taksë”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, kanë filluar të ndjehen rezultatet e para të reformave qeveritare.
Gjatë fjalës Rama është kollitur disa herë, duke u shprehur se është i ftohur këto ditë, ndërsa kërkoi falje disa herë për ndërprerjen e fjalës.
/portali DurresLajm/