7 dhjetor 2015 – Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Imzot Rrok Mirdita. Lajmin e hidhur e bëri të ditur Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës.
“Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës me shumë dhimbje njofton se sot me datë 7 dhjetor 2015, rreth orës 14.30, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, si pasojë e një hemorragjie cerebrale, ka kaluar në shtëpinë e Atit, Bariu i saj, Shkëlqesia i Tij Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës”.
Imzot Rrok Miridta, gjendej nën trajtim mjekësor prej ditës së premte, 4 dhjetor 2015, ku pësoi një insult cerebral. Po atë ditë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirugjikale dhe është ndjekur në repartin e terapisë intensive të Neurokirurgjisë ku ka vazhduar në gjendje kome.
Pavarësisht të gjitha përkujdesjeve dhe përpjekjeve nga ana e stafit të Neurokirurgjisë, gjendja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar derisa sot, ndërroi jetë.
/portali DurresLajm/