7 dhjetor 2015 – Pak minuta para ndeshjes Tirana-Partizani që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 14:00, policia e Tiranës ka arrestuar një person, që kishte thikë me vete.
Nga burime zyrtare të policisë mësohet se u ndalua në hyrje të stadiumit Indrit Banushi, 25 vjeç, banues në Shijak.
Ndërkohë, efektivët e policisë kanë blinduar zonën për shkak të traziarve të mundshme që mund të ndodhin gjatë ndeshjes.
/portali DurresLajm/