6dhjetor 2015 – Prerja e pyjeve në Fushë-Bulqizë është shndërruar jo vetëm në problem ambientalist për 500 familje por në çështje jete. Ata kanë nënshkruar një peticion të cilin ia kanë drejtuar kryeministrit, ministrit të Mjedisit dhe atij të Brendshëm që të ndalë kompaninë që po pret në mënyrë abuzive pyjet.
Banorët thanë se ata jetojnë me pyllin dhe pylli i mbron nga orteqet dhe nga përmbytjet, si dhe është burim natyror jetese për ta. Ata u takuan me përfaqësues të PD-së, të cilëve u kanë kërkuar ndihmë në këtë çështje. Sipas deklaratës së PD-së, banorët thonë se pronarë të firmës janë kushërinjtë e ministrit Manjani dhe të deputetit Spahiu.
/portali DurrësLajm/