6 dhjetor 2015 – Jo rrallë herë kemi dëgjuar që bukuroshe të huaja të dëshirojnë meshkujt shqiptar. Kjo gjë ka ndodhur edhe me një vajzë nga Suedia e cila bart titullin e misit. Bëhet fjalë për Maria Taipaleenmaki  “Miss Earth Suedia” ,e cila përfaqëson  Suedinë në “Miss Earth” që mbahet sonte në Vjenë.

Bukuroshja suedeze në një bisedë për “albinfo.ch”, ka thënë se do të dëshiron të jetë shqiptare. “E dua shumë kulturën shqiptare, njerëzit janë shumë të ngrohtë, të shoqëruar dhe të hapur. Më pëlqen që bëjnë shumë për njëri tjetrin. Kurse më së shumti më pëlqen vallëzimi tradicional dhe organizimet që i zhvillojnë për festa të ndryshme”, ka thënë ajo.
Maria pranon se në Suedi ka shoqëri shumë të madhe më shqiptarë. Sipas saj populli shqiptarë është besnik dhe më ta kuptohet me mendje dhe zemër, kurse vitin e kaluar ka qenë edhe në Kosovë për vizitë. “Kam qenë një herë dhe kam vizituar disa qytete atje, jam ndarë shumë e lumtur madje kam menduar që të blej edhe një shtëpi në Kosovë”, pohon “Miss Earth Suedia”.
Maria ka simpati edhe për meshkujt shqiptarë, kurse nuk e mohon se në të ardhmen mund të bëhet edhe nuse e Kosovës. “Meshkujt shqiptarë janë shumë të pashëm, burrërorë, dhe pse jo, ndoshta një ditë edhe do të martohesha me një shqiptarë të Kosovës”, shprehet bukuroshja suedeze pa dashur të flas më shumë se mos ndoshta është në lidhje më ndonjë shqiptarë.

/portali DurresLajm/