6dhjetor 2015 – Shefi i Urgjencës së Spitalit të Korçës dhe dy kirurgë janë vënë nën hetim për korrupsion, për marrjen e një ryshfeti prej 20 mijë lekësh të reja për një operacion. Policia e Shtetit njoftoi se nga Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomiko–Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasve:
K.SH, 43 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë Shefi i urgjencës së Spitalit Korçë).
R. Ç, 45 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë mjek kirurg pranë Spitalit Korçë).
V.B, 68 vjeç, banues në Korçë, ( me detyrë mjek kirurg pranë Spitalit Korçë).
Procedimi penal ndaj tyre , filloi pas, denoncimit të bërë nga një qytetar, në emision televiziv, investigativ “Fiks Fare” transmetuar më datë 2 dhjetor 2015. Në të cilin, u paraqitën pamje filmike, ku këta shtetas, me detyrë mjekë pranë Spitalit Rajonal Korçë, për një operacion kirurgjikal, i kanë marrë, shumën prej 20 000 lekësh të reja, një shtetasi.
/portali DurrësLajm/