Një sasi tritoli ka shpërthyer sot në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Artan Xhelilaj. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.”, njofton policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.