6dhjetor 2015 – Festivali “Kënga Magjike” përfundon me dhunë pas natës finale. Dy prej kandidatëve që synonin çmimin e parë, Stine dhe Flori janë përplasur mes tyre.

Shkaku nuk bëhet i ditur, por dëshmitarë në vendngjarje thanë për balkanëeb se Flori u qëllua me mjete të forta nga kantautori tjetër, Stine.

Ky i fundit e ka qëlluar Florin në trup, duke e gjakosur. Pavarësisht pretendimeve, Flori zuri vendin e pestë, ndërsa Stine disa vende më poshtë. Vendin e parë e mori për herë të dytë Aurela Gaçe.

/portali DurrësLajm/