5 dhjetor 2015 – Trupi i pajetë i një personi është gjetur nga kalimtarë të rastit pasditen e sotme në liqenin e Ohrit, në Pogradec. Viktima është një mashkull rreth 25 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të riut dhe identifikimin e tij.

/portali DurresLajm/