5 dhjetor 2015 – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duket të ketë “siguruar” një dhuratë luksoze për veten, ndoshta me rastin e kualifikimit historik të kombëtares shqiptare në finalet e “Euro 2016”. Krahas shpërblimeve financiare që do të marrin futbollistët, trajneri dhe stafi teknik për përmbushjen e një objektivi madhor, që nderon krejt kombin, Duka nuk ka lënë as veten pa një dhuratë.
Si biznesmen i fuqishëm që është, natyrisht, paratë duhet t’i ketë nxjerrë nga xhepi i vet…Një celular “iPhone 6s”, nga kompania “Golden Concept”, të personalizuar, me inicialet e emrit dhe mbiemrit të vet, me logon e FSHF-së dhe me datën e sigurimit të kualifikimit të Shqipërisë në “Euro 2016”, ka tashmë në përdorim kreu i futbollit shqiptar.
Një celular i tillë është i larë me flori 24-karatësh dhe ka mbrojtëse prej lëkure krokodili. Mendohet se kushton rreth 3500 dollarë.
/portali DurresLajm/