5 dhjetor 2015 – Një 23-vjeçar nga Manza e Durrësit, shkon në Korçë dhe tenton të grabisë një bankë të nivelit të dytë.

Burime nga policia bënë me dije se është arrestuar i riu Ismet Lushi, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 9 në Korçë, ka thyer xhamin e filialit të një banke, e më pas ka hyrë brenda duke tentuar të vjedhë. Por, të riut nga Durrësi nuk i shkoi plani ashtu siç e kishte menduar. Falë ndërhyrjes në kohë të uniformave blu, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

Mbi Ismet Lushin rëndojnë 2 akuza, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja” mbetur në tentativë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

/S.L. portali DurresLajm/