5 dhjetor 2015 – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi sot në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Këmbësori që mbeti pajetë, po kalonte në anën tjetër të rrugës teksa është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Mësohet se viktima i seksit mashkull, qëndroi i shtrirë në tokë për rreth 20 minuta, i pambuluar dhe pa ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia e cila nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/portali DurresLajm/