30 nëntor 2015 – Disa banorë të lagjes nr. 10 të qytetit të Korçës janë zgjuar të alarmuar mëngjesin e sotëm, pasi diçka e pazakontë kishte ndodhur në fasadat e pallateve të tyre. Aty ishin shënjuar mbishkrime terroriste, me shkronja të mëdha e të dukshme si: ISIS, Allahu Akbar, Al Kaeda dhe AK-47.

Mësohet se banorët, të frikësuar nga diçka e tillë, kanë pohuar se disa prej besimtarëve radikalë janë banorë të kësaj lagjeje, dhe kjo është ndër arsyet që i ka shqetësuar ata së tepërmi.

Në qytetin e Korçës  ky është rasti i parë ku shfaqen hapur mbishkrime të tilla, ndonëse qarku juglindor është një prej vatrave më të nxehta sa i takon rekrutëve të ISIS-it.

/portali DurresLajm/