Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Fierit, ku ka humbur jetën një grua nga Mallakastra.

Raportohet se gruaja 30-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes, pasditen e të shtunës.

Familjarët e të resë hedhin akuza në drejtim të stafit në spital, që sipas tyre kanë bërë mjekim të pakujdesshëm.