30nëntor 2015 – Xheneta 13-vjeçare, azilante e Kosovës e vendosur prej 1 viti në Gjermani u zgjodh për të ndezur dritat e festave të fundvitit në Berlin. Siç ishte paralajmëruar, pasditen e të dielës janë ndezur dritat festive në sheshin «Pariser Platz» të Berlinit.

Sustën e gjelbër të komandës për ndezjen e tyre dritave të bredhit të madh ka pasur nderin ta shtypë vajza 13 vjeçe nga Kosova, Xheneta, shkruan Panorama. Pasditen e djeshme, Xheneta ka ndezur dritat në praninë e kryetarit të qarkut, Christian Hanke dhe kryemenaxherit të kompanisë lekker, Michael Veit.

 

Vajza 13 vjeçare dhe familja e saj kishte ardhur para një viti nga Kosova dhe këtu qenë caktuar të banonin në një qendër të strehimit emergjent të CVJM.

Nëna e saj nuk punon dot për shkak të mungesës së dokumenteve ndërsa babai është i taumatizuar rëndë nga lufërat në ish Jugosllavi dhe në Afganistan, citohen mediat gjermane. Përkundër gjendjes jo të mirë në të cilën jetonte vetë, Xheneta filloi menjëherë të ndihmojë të tjerët. Ajo e mësoi shpejt gjermanishtem dhe tani përkthen për familjet dhe fëmijët e tjerë.

/portali DurresLajm/