Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së pronarëve të lokaleve në Lungomare, Vlorë, të cilët kërkojnë shtyrjen e orës policore.

Kreu i qeverisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, thotë se në Lungomare nuk ka muzikë, por ndotje akustike të tmerrshme.

Sipas tij, e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore nuk fiton mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

Po ashtu, Rama u kujton bizneseve se nga dita e nesërme, ora policore per muzikën do të shtyhet deri në 23:00, ndërsa këshillon se “kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën le të organizohet në natyrë”, aty, ku sipas tij nuk shqetëson njeri.

Dje pronarët e bareve kanë protestuar duke vendour Himnin e Flamurit Kombëtar, e më pas kanë pasur një përplasje me policinë ku u shoqëruan 4 persona dhe u lanë të lirë vetëm në orët e para të mëngjesit.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Protestë në Lungomare për muzikën?  1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë

2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.