Një 68-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia ditën e sotme.

Mësohet se i prangosuri, shtetasi Osman Aruçi është dënuar me 3 vite e 8 muaj burg për prodhim dhe shitja e narkotikëve.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Osman Aruçi, 68 vjeç, i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr.4 pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.“, njofton Policia.