Një sherr mes femrave, ku është përfshirë edhe një mashkull, është regjistruar paraditen e sotme në Durrës, në zonën e Currilave.
Siç shihet qartë në videon që publikon në rrjete sociale faqja “Aksidente rrugore”, një nga vajzat e përfshira në sherr duket tepër e acaruar dhe nxjerr me forcë nga makina shoferen e automjetit tip “Smart”.
Më pas ajo tenton ta godasë atë me grushta dhe shuplaka. Mes tyre ndërhyn një djalë, i cili nuk dihet nëse ka lidhje me vajzat që ishin përfshirë në sherr.
Nuk dihet arsyeja e këtij sherri dhe nëse protagonistët kanë përfunduar në polici. Deri më tani, nga policia e qytetit bregdetar nuk ka ndonjë njoftim për nisjen e një procedimi penal apo denoncimi të bërë që lidhet me sherrin e konsumuar në mes të ditës dhe në mes të rrugës.





