Një konteiner është bllokuar në portin e Durrësit, Dyshohet se brenda tij ka lëndë narkotike.

Pas kalimit në skaner, në të po ushtrohet kontroll fizik. Mendohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe kokaine nga Ekuadori.

Rreth 10 ditë më parë, në portin e Durrësit u sekuestruan 49 kg kokainë, që ishin fshehur në një konteiner me banane, porosi e një kompanie në pronësi të babait të Arbër Çekajt, Selimit 72-vjeçar.