Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në shtratin e lumit Vjosë, pranë Memaliajt.
Sipas burimeve zyrtare, viktima kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me familjarët.
“Më datë 09.04.2021, në vendin e quajtur “Ura e Memaliaj”, në shtratin e lumit Vjosë është gjetur i pajetë shtetasi B. H., 47 vjeç, banues në Memaliaj. Ky shtetas është larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shënja dhune.”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





