Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur sot në aksin Balldre-Lezhë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motor dhe drejtuesi i kësaj të fundit është dërguar në spital,

“Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Balldre, në afërsi të një karburanti mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh. është përplasur me mjetin ciklomotor me drejtues shtetasin Gj.M., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.