60-vjeçari shqiptar i cili i fiku respiratorin një pacienti grek në spitalin e Athinës në Greqi duke i shkaktuar vdekjen, vuan prej kohësh nga çrregullimi bipolar.

Kështu ka deklaruar policia greke për shqiptarin e arrestuar nën akuzën për vrasje. 60-vjeçari ishte i shtruar në të njëjtin pavion me pacientin 76-vjeçar grek, ku kuroheshin për sëmundjen e Covid-19.

Ai tha se e bezdiste zhurma e respiratorit dhe e fiku duke i shkaktuar vdekjen pacientit tjetër për shkak të mungesës së oksigjenit.

Sipas autoriteve të vendi fqinj, shqiptari ka qenë disa herë i skeduar. Në vitin 2006 ishte përfshirë në një sherr, ndërsa në vitin 2019 ishte proceduar për ngacmim seksual ndaj një të mituri.

Pacienti shqiptar është transferuar në një spital tjetër ku po mjekohet pasi është i infektuar me Covid.