Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është treguar gjithmonë e hapur me fansat sa i përket problemeve të saj me shëndetin mendor.

Ajo e ka pranuar publikisht se është bipolare dhe se në të kaluarën është trajtuar me ilaçe të ndryshme kundër depresionit dhe ankthit.

Së fundmi, Bebe iu ka dërguar një mesazh motivues të gjithë atyre që në këto momente po vuajnë nga ankthi, depresione apo sëmundje të tjera të këtij lloji.

“Hej, mos mendo në çfarë po kalon, asgjë për të cilën nuk flet. Zemra juaj po merret me të për javë, muaj apo edhe vite, dhe ju bën të shqetësuar, të dëshpëruar, të vetmuar ose të irrituar. Ti po e kalon këtë, sepse ti gjithmonë e bën, kështu që mbaje kokën lart, merr frymë thellë dhe kalo një ditë të bukur”, është shprehur këngëtarja në videon e postuar në Instagram, ku ka marrë komente të shumta pozitive.

Shumë nga këngët e Bebes kanë pikërisht temën e shëndetit mendor dhe një nga hitet më të mëdha në karrierën e saj “I’m a mess”, fliste pikërisht për këtë çështje.