Bie në prangat e policisë së Durrësit një 32-vjeçar i shpallur në kërkim.

Mësohet se i arrestuari është dënuar me burg nga gjykata për veprën penale “Vjedhja”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin R. S., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.”, njofon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.