Këtë të martë janë ndarë çmimet për emrat fitues të kategorisë së pikturës, pjesëmarrës në Festivalin Rinor “Epidamnus” në Durrës.

I kushtëzuar për shkak të pandemisë së Covid-19, eventi kulturor u zhvillua pa prezencën e publikut, vetëm me konkurentët garues në ambientet e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Piktorët e ardhshëm paraqitën punimet e tyre të shumëllojshme në dy ekspozita të cilat ishin të ndara për shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme të qytetit bregdetar, publike dhe jo publike.

Kështu, në ekspozitën e shkollave 9-vjeçare, e titulluar “Pranvera Frankofone” , konkuronin 14 institucione arsimore me 22 punime.

Ndërsa në ekspozitën e gjimnazeve, e titulluar “Epidamnus”, konkuronin 12 shkolla me 30 punime.

Në përfundim, juria e festivalit e përbërë nga Gentian Sulaj, Zigrida (Berhami) Sulaj dhe Elio Bajramaj vlerësoi me çmime si më poshtë:

EKSPOZITA PIKTURËS “EPIDAMNUS”, EDICIONI XII-të

Vendi i parë:  Irma Bajrami, shkolla “Ibrahim Kodra”

Vendi i dytë: Sonja Mustafa, shkolla “Gjergj Kastrioti”

Vendi i dytë: Seadi Duçi, shkolla “Ibrahim Kodra”

Vendi i tretë: A. Biçaku

Vendi i tretë: Filomena Gjuzi, shkolla “Gjergj Kastrioti”

Vendi i tretë: Marilena Marku, shkolla “Besnik Hidri”

Çmim special: Pop Art, shkolla “Naim Frashëri”

EKSPOZITA PIKTURËS “PRANVERA FRANKOFONE”

Vendi i parë: Simona Hushi, shkolla “Hajdar Dushi”

Vendi i dytë: Irsi Cenolli, shkolla “Marie Kaçulini”

Vendi i dytë: Ejona Petohati, shkolla “Turgut Ozal”

Vendi i tretë: Alisa Dervishi,  shkolla “Mihal Ekonomi”

Vendi i tretë: Egis Ismailaj,  shkolla “Migjeni”

Vendi i tretë: Estia Luadhi, shkolla “Mihal Ekonomi”