Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës nga policia pasi është kapur duke dëmtuar dhe tentuar të vjedhë një makinetë. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Durrës, duke dëmtuar dhe tentuar të vjedhë një makinetë.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.