Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka uruar publikisht presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në InstaStory, Dua ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar Osmanin ndërsa ka postuar një foto të Presidentes.
“Urime znj.Presidente. Sa e mrekullueshme të shohësh një grua në maje”, shkruan këngëtarja.





