Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka uruar Vjosa Osmanin, e cila një ditë më parë mori detyrën si Presidente e Kosovës,

Në një postim në Instagram” Rita ka publikuar një foto të Osmanit dhe shkruan:

“Urime Vjosa Osmani, Presidentja e re e Kosovës.”

Rita dhe Vjosa ruajnë raporte të mira së bashku, pasi shpesh, urojnë njëra-tjetrën për sukseset që korrin në rrugët e ndryshme në jetë.