Moderatorja e emisionit “Express Rozë”, Festa Qoqa ka qenë së fundmi e ftuar në “Glamour Zone”, në RTV Ora.
Gjatë intervistës, Festa ka treguar se pasur të ftuar personazhe shumë të njohur nga bota e spektaklit, por vetëm përballë njërit prej tyre është ndjerë shumë e emocionuar.
Moderatorja tha se në puntatën e parë të emisionit të saj ka pasur të ftuar Robert Berishën dhe se ka përjetuar emocione të forta.
“Në puntatën e parë kam pasur fatin të kem të ftuar Robert Berishën që është shumë i dashur, por sekreti është se ka qenë zemra duke më dalë nga vendi. Më ka rrahur zemra shumë dhe jam skuqur nga mundimi. Nëse e shikoni intervistën mund të vihet re kjo gjë. Dhe sekreti tjetër është që nuk hyj ta shikoj atë intervistë”, u shpreh Festa duke shtuar se këtë moment do e mbajë mend gjithmonë.





