Një foto me armë e publikuar pak ditë më parë në rrjete sociale i ka kushtuar jo pak reperit shqiptar, Don Xhoni.

Sipas “Gazeta Express”, policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e reperit në lagjen Drenas 3 në këtë qytet të Kosovës, por nuk ka të arrestuar.

Don Xhoni ka treguar se fotot me kallashnikov në duar janë bërë për një klip kënge. Ai do të publikojë së shpejti një projekt të titulluar “Maffia”.