Kandati i Partisë Socialiste, Lefter Koka ka falenderuar përmes një postimi në Facebook bashkëpunëtoret gra me të cilat ka punuar ndër vite.

Koka shkruan se gratë nuk japin vetëm jetë nga jeta e tyre, por i japin gjithë shoqërisë ndaj dhe figura e tyre është në fokus të programit të PS-së.

POSTIMI I PLOTË

Faleminderit bashkëpunëtoreve të mia ndër vite, për miqësinë pa kushte, mençurinë, energjinë e të qeshurat që kemi ndarë. Mbi të gjitha faleminderit për besimin dhe pasionin tuaj

Gratë nuk japin vetëm jetë nga jeta e tyre, por i japin gjithë shoqërisë, ndaj anagazhimi i tyre krahë politikave zhvillimore, integrimi në vendimmarrje dhe fuqizimit të rolit në politikë është në fokus të programit të #PartisëSocialiste12.

Në një shoqëri si e jona, të jesh model pozitiv, apo më shumë një grua e suksesshme në jetën publike është një sfidë aspak e lehtë, por besoj fort se angazhimi i grave dhe vajzave është domosdoshmëri për Durrësin dhe Shqipërisë.

Çdo grua dhe vajzë që ngre zërin, që lufton për të vërtetat, në çdo përpjekje të sajën vë një gur që Shqipëria e fëmijëve tanë të jetë më e mirë se e jona.

Faleminderit bashkëpunëtoreve të mia ndër vite , për miqësinë pa kushte, mençurinë , energjinë e të qeshurat që kemi…

Posted by Lefter Koka on Friday, April 2, 2021