Agjensia hapësinore NASA fillon zyrtarisht ndërtimin e anijes së saj kozmike të quajtur Psyche, e cila do të eksplorojë asteroidin me të njëjtin emër, i cili ka vlerën 10 dollarë kuintilion ($10 me 5 grupe tre zerosh mbrapa).
NASA ka ndarë imazhe të ndryshme teksa është duke punuar në laboratorin “Propulsionit Jet” në Kaliforninë Jugore.
Procesi i ndërtimit të saj do të zgjasë një vit, dhe më pas, në gusht të 2022 do të dërgohet në Kepin Canaveral, në Florida, për t’u nisur.
Anija do të udhëtoj rreth 179.5 milion km për të arritur asteroidin. Anija do të ekzaminojë fushën magnetitke të asteroidit, neuronet dhe rrezet gama të cilat rrezatojnë në sipërfaqe. Do të kalojë 21 muaj atje, duke mbledhur të dhëna për shkëmbin e vlefshëm hapësinor, i cili u gjet në tetor 2020.
Nëse gjithçka shkon mirë, anija do të kalojë nga marsi në maj 2023 dhe do të arrijë në orbitë në fillim të vitit 2026.
Me rreth 140 milje në diametër, afërsisht një e katërta e gjatësisë së gjithë Mbretërisë së Bashkuar, asteroidi është një nga objektet më të mëdha në brezin hapësinor.
Ka të ngjarë të jetë i përbërë tërësisht prej hekuri ose nikeli, në krahasim me akullin dhe shkëmbin e shumicës së asteroideve, dhe si i tillë mund të hedhë dritë mbi historinë e planetëve të tjerë për shkak të ngjashmërisë së tij me bërthamën e Tokës.
Gjithashtu ka një vlerë prej 10,000 herë më shumë se ekonomia globale e vitit 2019.





